Nëse dëshironi të krijoni një blog apo tashmë e keni krijuar, ju duhet të siguroheni që dizanji i saj i përshtatet llojit të blogut.

Në këtë postim do të listojmë disa këshilla se si të dizenjoni blogun tuaj në mënyrë që të sjellë rezultatet e kërkuara.

 

1. Zgjidhni një dizanj të thjeshtë

 

Këtu janë disa shembuj që duhet të ndiqni :

Mos përdorni shumë ngjyra të ndryshme (zakonisht vetëm dy ose tre ngjyra)

Faqet e internetit më të mira përdorin vetëm një ose dy lloje shkrimesh.

Bëjeni navigimin të lehtë për vizitorët tuaj në mënyrë që ata të gjejnë atë që po kërkojnë.

Përdorni video për t’u shpjeguar më mirë vizitorëvë tuaj shërbimin tuaj.

 

 

2. E optimizuar për pajisjet mobile

 

Një faqe duhet të duket po aq mirë në një telefon celular ose tabletë siç duket në një monitor desktop.

Deri në vitin 2018, mbi gjysma (58%) e vizitave në faqe ishin nga pajisjet celulare në vend të desktopëve tradicional. Gjithnjë e më shumë përdorues po vizitojnë faqet nga telefonat dhe tabletët e tyre.

Nëse doni më shumë vizitorë të kënaqur atëherë faqja juaj duhet të jetë e optimizuar për pajisjet mobile.

Për fat të mirë, ka qindra tema të optimizuara në dispozicion për WordPress. Një temë e optimizuar do të ndihmojë që faqja juaj të duket mirë për çdo klient.

 

 

3. Përfshini butona thirrje për veprim(CTA)

 

Kur dikush viziton blogun tuaj, ju duhet t’i inkurajoni ata të ndërmarrin një hap tjetër. Pavarësisht nëse dëshironi që ata të regjistrohen në një buletin, të bëjnë një blerje ose të bashkohen si anëtare, duhet ta bëni procesin e lehtë dhe të qartë.

Vendosni butona CTA(call to action). Kjo do të inkurajojë përdoruesin të veprojë.

Sigurohuni që ta vendosni atë në faqen kryesore. Një klikim i vetëm e çon përdoruesin aty ku ju dëshironi.

 

 

4. Përmbajtja është e rëndësishme

 

Nëse doni të hartoni një blog që të ketë sukses, duhet të përqendroheni më shumë në përmbajtjen e saj.

Blogjet më të mira janë ato që azhurnohen shpesh dhe paraqesin informacione përkatëse në një format lehtësisht të lexueshëm.

Stili i shkrimit tuaj mund të varet më së shumti nga audienca juaj e dëshiruar, por sigurohuni që të jetë i shkruar mirë.

Ri-lexoni dhe modifikoni postimet tuaja në blog përpara se t’i botoni.

Si fillim, krijoni një listë idesh dhe temash për të cilat mund të shkruani. Më pas mundohuni të postoni përmbajtje të reja në mënyrë që t’i mbani lexuesit të përditësuar.

Në vend që të botoni disa artikuj menjëherë, ju mund t’i planifikoni që ato të postohen automatikisht në datat / orët e ardhshme.

Sigurohuni që postimi që po bëni është i rëndësishëm për blogun/audiencën tuaj.

 


 

5. Shtoni kategori

 

Shtimi i kategorive në blog është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për t’i drejtuar përdoruesit tuaj drejt temave që ata janë të interesuar.

Sigurohuni që kategoritë tuaja të jenë të lehta për tu gjetur dhe përdorur.

Përdorni emrat e kategorive që paraqesin qartë atë që tregojnë.