Sot, të paturit e një faqe interneti është po aq thelbësore sa të kesh një zyrë ose një numër telefoni. Studimet tregojnë se 6 ne 10 klientë presin që një markë të disponoje informacion online përreth biznesit perkatës. Ende nuk keni nje Faqe Interneti? Vizitorët dhe kërkuesit në internet po presin të kthehen në Klientët tuaj!

1. Prezenca Online 24/7

Të paturit një Faqe Interneti per biznesin tuaj, mundëson klientëve tuaj tju gjejnë në çdo kohë, nga cdo vend i botës. Madje dhe jashtë orëve zyrtare të punës Faqja Juaj e Internetit punon dhe do të punojë për ju palimit ! Një Faqe Interneti i bën të mundur klientit të operojë me komoditet maksimal, i ulur ne shtëpinë e tij dhe pa presionin për të blerë. Mund të shtojmë këtu qe shumica e konkurrentëve dhe operatorëve te tjerë në treg disponojnë një Faqe Interneti dhe ndërkohë qe ju nuk e keni akoma nje te tille apo jeni offline, jeni duke humbur territor në treg.

2. Shkëmbim Informacioni

Të asistuarit e një faqeje interneti është mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të komunikuar informacionin midis shitësve dhe blerësve. Ju mund te listoni orët e hapjes, informacionin e kontaktit, informacione përreth produkteve dhe shërbimeve që ofroni dhe gjithashtu të merrni një feedback për punen tuaj.

3. Besueshmëria

Në kohën moderne ku jetojmë, ekziston një pritshmëri që cdo biznes të disponojë një farë prezence online. Klientët potencialë do të ishin dyshues për cdo biznes që nuk ka një adresë të saktë ose një numër telefoni, e njëjta gjë mund te thuhet dhe për prezencën online dhe të paturit të një adrese email zyrtare. Këto janë mjete mjaft të domosdoshme për të ndarë informacionin bazë rreth biznesit me klientët tuaj dhe për tju përgjigjur cdo lloj paqartësie dhe pakënaqësie që ata mund të kenë.

Të paturit e një faqeje interneti i bën klientët tuaj të ndihen më komod për të përdorur shërbimet tuaja dhe në mënyrë të tillë prezumojnë se do të marrin të njëjtën eksperiencë pozitive në cdo fushë të biznesit tuaj.

4. Besueshmëria

Ashtu sic mund të kryeni shpërndarjen e informacionit, po ashtu mund ta përdorni faqen tuaj për shitje të menjëhershme, duke mos patur nevojë për të qënë në cdo kohë present në punë dhe duke shkurtuar shpenzimet si (pagesat e puntorëve,qeraja). Eleminimi i këtyre shpenzimeve ju mundëson të kryeni ulje cmimesh të produkteve dhe shërbimeve që ofroni duke ju bërë një konkurrent të fuqishem në treg.

5. Zgjerimi i Tregut

Thyeni barrierat! Tanimë biznesi juaj është i aksesueshëm nga çdokush dhe nga çdo vend nepër botë, çdokush mund të jetë një klient potencial, në çdo cep të globit dhe në çdo kohë të mundshme.

6. Reklamimi

Metodat si Adwords ose reklamimi në facebook janë mënyra më efikase dhe me një feedback te shpejë në biznes. Përdorimi i SEO dhe reklamimi online janë format që bejnë të mundur një shikueshmëri të lartë të biznesit tuaj në momentin kur një klient kërkon një produkt ose shërbim të caktuar. Bëhuni ju biznesi i parë që ndesh një klient nga çdo vend i botës. Në këtë mënyrë klienti është ai që vjen tek ju dhe jo anasjelltas.

7. Konkurenca Online

Nëse ju nuk dispononi një faqe interneti, sigurisht që konkurrentët tuaj te cilët e disponojnë do të kenë më shumë mundësi të jenë më pranë klientit dhe më të aksesueshëm prej tyre, gjë që rrjedhimisht sjellë humbje të thella për biznesin tuaj. Është thelbësore për aktivitetin tuaj të shfrytëzohet çdo mundësi që ju sjëll sa më pranë fitimit.

8. Shërbimi Automatik i Klientit

Faqja e Internetit e bën më të lehtë komunikimin me klientët tuaj. Me anë të seksionit FAQ(Frequently Asked Questions) Shqip, pyetjet më të shpeshta, ju mund ti përgjgjeni lehtësisht pyetjeve të kliëntëve dhe kërkesave të tyre pa humbur kohë dhe duke i mbajtur të kënaqur klientët, dhe njëkohësisht komentet më pozitive behen publike për këdo që akseson në faqe.